PRISHTINA
Zyrtare: Oto John te Prishtina
8 January, 2020 @12:31
Para pak çastesh, Prishtina e zyrtarizoi sulmuesin nigerian Oto John, si përforcimi më i ri i skuadrës.
Sulmuesi 22 vjeçar, së fundi ishte pjesë e Skënderbeut, ku luajti me 5 gola për 1 vit e gjysmë sa ishte pjesë e skuadrës.
John në lidhje me transferimin e tij u shpreh për faqen zyrtare të Prishtinës:
“Në Prishtinë vendosa të vije sepse ka ekip të mirë dhe janë klub me famë. Dhe, kur më ftoi kryetari i Prishtinës, e pash një mundësi të mirë për mua që të jap më të mirën për klubin.
Po, kam luajtur dy vite më parë këtu, edhe pse patjetër që ka ndryshime, mund të them që e njoh ligën dhe futbollin këtu. E di si luhet, e di çfarë kërkohet dhe shpresoj shumë që të jap ndihmën time të nevojshme për ekipin. Tifozëve, bashkëlojtarëve, të gjithëve në klub, iu premtoj se do të jap gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin që kanë në mua.” ka thënë nigeriani John.
Oto John sa ishte pjesë e skuadrës Trepça 89’, kishte shënuar 44 gola dhe ishte shpallur kampion me skuadrën nga Mitrovica.
Prishtina aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me 31 pikë, 3 më pak se lideri Ballkani.