ATEROJNË
Futbollistët e Kosovës arrijnë në Katar
8 January, 2020 @17:11
Ndeshja miqësore që do të zhvillohet ndaj Suedisë më 12 janar në Doha të Katarit, për Kosovën pritet të jetë një test interesant.
Futbollistët e zgjedhur nga Bernard Challandes për këtë ndeshje janë jo të zakonshmit, derisa ata janë nisur sot në mëngjes dhe në këto momente kanë ateruar në Katar, bazuar në postimet e futbollistëve në rrjete sociale.
Visar Bekaj, Fidan Aliti, Herolind Shala, Anel Rashkaj dhe Elbasan Rashani janë të ftuarit e vetëm të listës nga 25 lojtarë që ftohen zakonisht nga Challandes, ndërsa të tjerët janë kryesisht risi dhe do të kenë mundësinë të tregohen.