SUPERCOPA DE ESPANA
Dinakëria e Kroosit hap rrugë, mjeshtëria e Modricit siguron finalen e Superkupës
8 January, 2020 @23:41
Gjermani Toni Kroos i ka hapur rrugë për finale të Superkupës Real Madridit sonte, të cilët mposhtën Valencian 3-1 në gjysmëfinalen e garës spanjolle që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Më pas Isco e Luka Modric mjeshtërisht, kanë shënuar për 3-0, derisa e tëra që kanë arritur lakuriqët ka qenë goli i nderit në fund të ndeshjes nga penalltia me Dani Parejon, për përfundimtaren 3-1 [Kroos 15, Isco 39, Modric 65 - Parejo 90].
Në finale të Superkupës, që gjithashtu zhvillohet në stadiumin e Mbretit Abdullah në Jeddah të Arabisë Saudite, madrilenët do të takohen me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Atletico Madrid - Barcelona, që zhvillohet nesër.
Kjo është hera e parë që ekipet spanjolle luajnë Superkupën nga gjysmëfinale, për të kërkuar finalen dhe trofeun në fund.