BARCELONA 2-3 ATLETICO MADRID
Simeone mohon El Clasicon, derbi madrilen në finale
9 January, 2020 @22:30
Në finalen e Superkupës së Spanjës, nuk do të jetë asnjë ekip që ka fituar trofe në stinorin e kaluar në Spanjë.
Valencia, si fituese e Kupës u mposht nga Real Madridi mbrëmë në gjysmëfinale, ndërsa Barcelona kampione, u mposht sonte nga Atletico Madridi në gjysmëfinalen e dytë.
Në finale të Superkupës së Spanjës do të ketë derbi madrilen, pasi që Atleticoja e Diego Simeones me një rikthim në fund të ndeshjes, mohoi El Clasicon në finale.
Jan Oblak ka qenë ndër më meritorët për kualifikimin e Atleticos tutje, pasi që ka mbrojtur shumë raste të katalonasve sonte, ndërsa në fund të ndeshjes, duke shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes së Barcelonës, rojiblancot me dy gola kanë fituar duelin 2-3 [Messi 51, Griezmann 62 - Koke 46, Morata 81 P, Correa 86].
Finalja e Superkupës spanjolle zhvillohet të dielën në stadiumin Mbreti Abdullah të Jeddahut të Arabaisë Saudite, ku për herë të parë ekipet spanjolle po zhvillojnë në këtë format ndeshjet e Superkupës.
Ndeshja finale mes Realit të Zinedine Zidane‘it dhe Atleticos së Diego Simeones nis në ora 19:00 me kohën tonë.