SPURS
Shtohen telashet për Mourinhon
10 January, 2020 @0:11
Sulmuesi më i mirë i Anglisë dhe i Tottenhamit, Harry Kane, është lënduar dhe duhet të operohet.
Kane 26 vjeç, që u lëndua në përballjen e Tottenhamit ndaj Southamptonit, do të mbetet jashtë fushës së gjelbër deri në muajin prill, për shkak të operimit.
Sipas BBC Sport, Kane duhet të jetë i gatshëm për maj, një muaj para fillimit të EURO 2020.
E sa për Tottenhamin dhe trajnerin Jose Mourinho, duhet të shfrytëzohet maksimalisht afati kalimtar i janarit, pasi që garat evropiane mund të mbesin larg spursave.