CAGLIARI 0-2 MILAN
Leao e Ibra sigurojnë fitoren e parë të vitit për rossonerët
11 January, 2020 @16:47
Milan ka shënuar fitoren e parë të vitit sot, duke mposhtur Cagliarin në Sardegna Arena me rezultat 0-2. Pjesa e parë e ndeshjes kishte përfunduar pa gola.
Transferi i ri i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka shënuar golin e dytë të skuadrës, që ua siguroi rehatinë në ndeshje rossonerëve, pasi që më parë i riu Rafael Leao i kishte dhënë epërsinë ekipit të Stefano Piolit me të nisur pjesa e dytë e ndeshjes 0-2 [Leao 46, Ibra 64].