MIRLIND DAKU TE BALLKANI
Ballkani rikthen në Superligë sulmuesin e Kosovës
11 January, 2020 @16:33
Sulmuesi i ri që la Llapin në stinorin e kaluar për të shkuar në elitën kroaote te Osijeku, Mirlind Daku, është kthyer në Superligë.
Pas aventurës kroate dhe huazimit te Kukësi në Superioren shqiptare, Daku është zyrtarizuar sot si futbollist i ri i liderit të Superligës, Ballkani!
Suharekasit kanë huazuar Dakun nga Osijeku deri në fund të këtij stinori, ndërsa Daku 22 vjeç pas dy golave të shënuara për ekipin e dytë të Osijekut dhe një për Kukësin në Superiore, i kthehet elitës së futbollit kosovar dhe pritet të jetë ndër përforcimet më të qëlluara të afatit kalimtar të janarit.
Mirlind Daku ka qenë i ftuar rregullisht te Kosova U21 nga selektori Rafet Prekazi, ndërsa ka shënuar dy gola në kualifikime gjatë procesit.