Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI

Torassa, punë e kryer për Gjilanin

Torassa, punë e kryer për Gjilanin


12 June, 2021 @17:25

Mesfushori me përvojë i Tiranës, argjentinasi Agustin Torassa, pritet të jetë njëri prej transfereve më të bujshme të këtij afati kalimtar.

Futbollisti ka arritur marrëveshje me Gjilanin dhe shumë shpejt pritet të bëhet edhe prezentimi.

Torassa, 32-vjeçar, së fundi ishte pjesë e skuadrës së Tiranës, ndërsa më parë ka luajtur edhe për skuadrat e tjera shqiptare si Partizani i Tiranës dhe Flamurtari i Vlorës.

Së fundi Gjilani ishte përforcuar me një tjetër futbollist të Tiranës, përkatësisht me brazilianin Élton Calé.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga