ETIHAD
Totti legjendar me rekord nxjerr barazimin
30 September, 2014 @22:54
Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka shënuar golin e parë të tij në karrierën e bujshme - në Angli.
Për më tepër, ai sonte u bë lojtari më i vjetër me moshë që ka shënuar në Ligë të Kampionëve dhe romakët nisën talljet me Manchester Cityn, duke u thënë - gjithçka ka herën e parë, duke aluduar në golin e Tottit dhe pikën e fituar me golin e njeriut që asnjëherë nuk ka shënuar në Angli.
Manchester City kaloi në epërsi me golin e argjentinasit, Sergio Aguero, kur shënoi nga penalltia, pasi që atë e shkaktoi Douglas Maicon, derisa romakët punëtor sonte, kanë arritur të barazojnë pas 20 minutave në Etihad.
Derisa ekipi i Manuel Pellegrinit vazhdon të mbetet pa fitore në Ligë të Kampionëve ende, Roma me Bayernin po bëjnë hapat e para drejt mbledhjes së pikëve.
Ndeshjet e radhës:
CSKA Moska - Manchester City | |||
Roma - Bayern |
TABELA E GRUPIT E:
1 | Bayern | 6 pikë | ||
2 | Roma | 4 pikë | ||
3 | Manchester City | 1 pikë | ||
4 | CSKA Moska | 0 pikë |
FAKT:
1 | Francesco Totti me golin e shënuar sonte është bërë futbollisti më i vjetër që ka shënuar në Ligë të Kampionëve me moshën: 38 vjet e 3 ditë; |