Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALANYA 2-2 TRABZON

Trabzoni humb lidershipin me barazim në Alanya

Foto: TSLive/tw

Trabzoni humb lidershipin me barazim në Alanya


22 June, 2020 @22:11

Edhe pse ishin dy herë në epërsi, liderët e deritashëm të Superligës turke, Trabzonspor nuk arritën ta mbajnë atë deri në fund të ndeshjes ndaj Alanyasporit për të barazuar në fund 2-2 [Cisse 45, Bakasetas 90 - Omur 7, Novak 51].

Me këtë barazim Trabzonspor humb lidershipin në Superligën turke, ndërsa tash udhëheqjen e ligës e merr Istanbul Basaksehiri që me dy pikë më shumë - ka titullin në dorë të vetë.

TABELA AKTUALE

Alanya në anën tjetër po mban gjallë shpresat për të arritur në garat evropiane, e Trabzonspor tash do të duhet të shpresojë në gabim të liderit për të rimarrë kreun.


 
Të gjitha lajmet nga International