NJOFTIMI ME FITORE
Trajnerët që ia bën sefte fitores
4 November, 2015 @18:15
Dy skuadrat e famshme të Superligës që nuk po kalojnë stinor të mirë, Prishtina dhe Liria, pas ndërrimit të trajnerëve, kanë arritur të shënojnë sot fitoret e para me trajnerët e ri.
Sami Sermaxhaj i Prishtinës ka shijuar sot fitoren e parë si shef i shtabit teknik të Prishtinës, pasi që ekipi i tij mposhti Istgoun 1-0 në Prishtinë, ashtu sikurse edhe Erdogan Celina që pa fitoren e parë me Lirinë duke e mposhtur Gjilanin me rezultat të njejtë.
Sermaxhaj nisi epizodin e tij te Prishtina me barazim ndaj Gjilanit dhe me disfatë ndaj Ferronikelit, për të arritur te fitorja tek në xhiron e tretë për të si trajner, prej se arriti aty nga KEK-u.
Në anën tjetër, Celinës iu desht më shumë kohë për të arritur deri te fitorja. Celina fitoren e shijoi në xhiron e katërt si trajner i Lirisë, pasi që nisi me 2 barazime, ndaj Dritës dhe Hajvalisë për tu mposhtur pastaj nga Drenica dhe së fundi, sot u njoftua me fitore.
Sermaxhaj zëvendësoi Ramiz Krasniqin në krye të Prishtinës, derisa Celina Behajdin Gjinalin.
Derisa Celina është trajner me përvojë në Superligë pasi që ka drejtuar disa skuadra më parë, Sermaxhaj ka regjistruar fitoren e parë në karrierë si trajner i një ekipi në Superligë.