Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KD I FFK

Trajneri i Vushtrrisë gjobitet

Trajneri i Vushtrrisë gjobitet


14 April, 2022 @14:14

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur kryetrajnerin e Vushtrrisë.

Samuel Nikaj, që është në krye të skuadrës së Vushtrrisë thuhet të ketë ofenduar rëndë gjyqtarin e ndeshjes gjatë rrugës për në zhveshtore.

Për këtë arsye, KD ka dënuar Nikajn me 200 euro në të holla.

“Kryetrajneri i KF “Vushtrria” , Samuel Nika me nr.ID.015755M77. Pas përfundimit të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria – Vitia, gjatë rrugës për në zhveshtore, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Për Trajner, zyrtar dhe lojtar).” — ka shkruar në Vendimin e KD-së.

Vushtrria është duke luftuar për një vend që dërgon në Superligë nga Liga e Parë Grupi B. Ekipi nga Ferki Aliu është duke kërkuar mundësinë që të shkojë direkt nga pozita e parë, ku ka 4 pikë dallim nga Ferizaji lider.

Në anën tjetër, pozita e dytë ku është Vushtrria ka rrugë shumë më të vështirë për në Superligë - pasi që duhet të luhen dy ndeshje barazhi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë