Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Tre herë kampioni Zekirija Ramadani merr timonin e Gjilanit

Zekirija Ramadani, duke pozuar pas nënshkrimit të kontratës 2+1 vjeçare me Gjilanin/ Foto: SCGjilani/fb

Tre herë kampioni Zekirija Ramadani merr timonin e Gjilanit


8 June, 2022 @10:56

Trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, është zyrtarizuar mbrëmë vonë si trajner i ri i Gjilanit. Tre herë kampioni i Kosovës, me tri ekipe të ndryshme, Ramadani, ka nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare me ekipin e kuq nga qyteti i Gjilanit.

“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit,” ka bërë të ditur njoftimi i klubit.

Ramadani, së fundi ka qenë trajner i Egnatias në Superioren e Shqipërisë, të cilët i ka shpëtuar nga rënia në Kategorinë e Parë, duke i mbajtur suksesshëm edhe për një stinor në elitë të futbollit, pas së cilës ndërpreu bashkëpunimin me atë klub.

“Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare,” ka shkruar njoftimi më tej.

Gjilani në dy vitet e kaluara ka qenë deri vonë kandidat për titull kampioni, por në xhirot e fundit nuk e arrinte. Të kuqtë, këtë stinor do të jenë pjesë e garave evropiane, derisa Superligën 21/22 e përfunduan në pozitë të tretë të renditjes tabelare.

“Zeko” siç e thërrasin miqtë trajnerin në fjalë është bërë kampion në Kosovë me Trepçën’89, Feronikelin dhe Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga