PRISHTINA

Tre të larguar nga Prishtina
1 January, 2021 @22:54
Prishtina sot ka emëruar drejtorin e ri sportiv, Fisnik Kërçelin.
Kërçeli për faqen zyrtare të Prishtinës ka lajmëruar se nga skuadra janë larguar lojtarët: Ivan Jeliq, Nikson Mema dhe Ahmed Raddaoui.
Fisnik Kërçeli gjithashtu ka thënë se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për ndonjë përforcim, por megjithatë është e vështirë se shumica e lojtarëve janë nën kontrata dhe janë të kujdesshëm në këtë aspekt.
Prishtina aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në Superligë me 32 pikë.