GJILAN - FERIZAJ
Tregolësh i Fiton Hajdarit, Gjilani bindës
3 November, 2019 @14:56
Pa shumë probleme, Gjilani ka arritur ta mposhtë Ferizajin sot, për ta shënuar kështu fitoren e nëntë sezonale.
Dueli mes dy skuadrave të vetme pa asnjë barazim në Superligë sivjet u vendos pas vetëm 32 minutave të para. Fiton Hajdari shënoi dy herë (26’, 29’), e më pas edhe Tomislav Busiç (32’), për t’i krijuar kështu gjilanasve epërsi të thellë për minutat e mbetura të ndeshjes. Pak para fundit, Fiton Hajdari (87’) shënoi nga pika e bardhë, për ta kompletuar hat-trickun personal dhe për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin final 4-0.
Fitorja e sotme bën që Gjilani edhe më tutje të jetë fuqishëm në garë për titull, kurse Ferizaji edhe më tutje mbetet në zonën e rrezikshme.
Xhiron që vjen, Gjilani i shkon Vushtrrisë, kurse Ferizaji në shtëpi e pret Flamurtarin.