YLBER KASTRATI
“Treguam se kush janë baballarët e qytetit!”
30 September, 2016 @17:22
Golashënuesi i vetëm i superderbit Drita-Gjilani, Ylber Kastrati, pas ndeshjes foli për mikrofonin e kanalit televiziv Supersport, ku i shprehu emocionet dhe gëzimin e tij për fitoren dhe golin e shënuar.
“Vërtetë është një ndjenjë e veçantë të shënosh në derbi. Kam luajtur edhe më herët nëpër derbi, por të shënosh është si qërshia mbi tortë. E kam parashikuar që do të fitojmë dhe ashtu doli. Kemi treguar në fushë se kush janë “baballarët” e qytetit,” ka thënë Kastrati.
Kastrati ka shënuar në minutën e shtatë të kohës shtesë, për t’ia dhuruar tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij, Gjilanit.