Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - GJILANI

Trepça ‘89 s’dorëzohet, me 10 lojtarë ia merr një pikë Gjilanit

Trepça ‘89 s’dorëzohet, me 10 lojtarë ia merr një pikë Gjilanit


23 October, 2022 @15:01

Ndonëse ishte me një lojtar më pak për mbi 80 minuta, Trepça ‘89 sot arriti që të dalë e pamposhtur nga takimi me Gjilanin në Mitrovicë.

Takimi në fjalë përfundoi 1-1 (Christian Mba 50’ / Baton Zabërgja 41’), rezultat i cili më shumë i zhgënjen mysafirët, të cilët kishin superioritet numerik për pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, me Lulzim Pecin e vendasve që me plot meritë u përjashtua me karton direkt të kuq në minutën e 9’ të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Baton Zabërgja ishte ai që ia dha epërsinë Gjilanit pak para fundit të pjesës së parë. Zabërgja shënoi pas një topi të rikthyer nga portieri vendas, i cili fillimisht e priti gjuajtjen e Solomon.

E barazimi dhe goli i fundit i këtij takimi erdhi në minutën e 50’, kur Christian Mba shënoi për përfundimtaren 1-1.

Vlen të theksohet që për arsye shëndetësore, sot Gjilanit i mungoi kryetrajneri Zekerija Ramadani, që sot përballë e kishte ish-skuadrën e tij që dikur e kishte shpallur kampione të Kosovës.

Rezultati i sotëm bën që mitrovicasit të kenë 11 pikë pas po aq ndeshjeve të luajtura, kurse Gjilani për momentin ka 19 pikë pas 13 takimeve të zhvilluara.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga