KUPA E KOSOVËS
Trepça’89 e Liria, hapin pjesën e dytë
18 February, 2016 @8:29
Me ndeshjen Trepça’89 - Liria që zhvillohet në Riza Lushta të Mitrovicës nesër, hapet zyrtarisht pjesa e dytë e stinorit për ekipet kosovare.
Ndeshja në fjalë është e para në kuadër të Kupës së Kosovës nga 7 sa do të zhvillohen në total deri të dielën.
Trajneri i ri i Trepçës’89 Gani Sejdiu pritet të debutojë me fitore në këtë përballje, derisa Liria kërkon që të befasojë mitrovicasit në vend të tyre.
Ekipet nuk kanë raportuar për ndonjë mungesë të theksuar te skuadrat këto ditë.