SUPER PËRFORCIMI
Nga Besa te Gjilani
17 February, 2016 @22:08
Njëri ndër mesfushorët më të dalluar të futbollit vendor, Qëndrim Dautaj, që së fundi ka qenë pjesë e Besës së Pejës, është përforcimi i ri i Gjilanit.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit kuqebardhë nga Gjilani në Facebook, ndërsa marrëveshja është arritur para pak çasteve.
Para se të luaj për Besën, Dautaj ka qenë lojtar i Ferizajit.