KONFERENCA
Lëndohet edhe kapiteni
17 February, 2016 @19:18
Përveç rezultateve jo të mira, tashmë Louis Van Gaal ka edhe probleme të tjera. Në konferencën e mbajtur sot, holandezi konfirmoi që numri i lëndimeve tek United tashmë është 13 dhe lajmi më i papritur është lëndimi i kapitenit Wayne Rooney, njeriut kryesor të klubit në ndeshjet e zhvilluara gjatë janarit.
“Wayne Rooney është ndër lojtarët e lënduar. Ka probleme me ligamentet e gjurit dhe do të shohim sa do të mungojë Edhe Fellaini ka probleme muskulore dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën. Probleme me shpatullën ka edhe Darmian, kurse Borthwick-Jackson është jashtë për shkak të gripit. Nëse kësaj i liste i shtojmë edhe emrat e tjerë si Schweinsteiger, Varela, Januzaj, Jones, Rojo, Valencia, Shaw e Young, numri i lëndimeve bëhet 13.” - u shpreh holandezi gjatë konferencës para ndeshjes ndaj Midtjyllandit në Europa League.
Kurse sa i përket Europa Leagues, ai shtoi:
“Europa League është një kompeticion të cilin United nuk e ka fituar kurrë, prandaj ky vit është një mundësi e mirë.”
Përkundër faktit që Van Gaal nuk e konfirmoi kohëzgjatjen e mungesës së kapitenit Rooney, tabloidi Sky Sports raporton që ai do të mungojë 6 javë.