KUPA E KOSOVËS
Trepça’89-Llapi për gjysmëfinale
18 March, 2021 @11:01
Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, sot përfundojnë me dy përballje.
Trepça’89 e pret Llapin, ku do t’i dalin përballë njëra tjetrës nga ora 13:00, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës.
Skuadra mitrovicase deri në këtë fazë erdhi duke e mposhtur në 1/16 e finales Vëllaznimin me rezultat 1-3 dhe Ferizajin në 1/8 e finales me rezultat 4-0.
Llapi në 1/16 e finales e mposhti Onixin me rezultat 2-4 dhe e eliminoi në 1/8 e finales Ballkanin me rezultat 4-3 pas ekzekutimit të penalltive.