Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE QË I NXJERR NGA ZONA E RREZIKUT

Trepça’89 me fitore të madhe në minutën e fundit!

Trepça’89 me fitore të madhe në minutën e fundit!


15 April, 2023 @17:27

Futbollistët e Trepçës’89 kanë festuar fort fitoren e shënuar ndaj Llapit sot në Riza Lushta, ndërsa golashënuesi i golit të fitores Samir Sahiti mori karton të kuq, pas festës së golit.

Sahiti kishte shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë të ndeshjes, ndërsa Trepça’89 mori fitore me përmbysje, për të lënë me “gishta në gojë” Llapin, për përfundimtaren Trepça’89 2-1 Llapi [Abdulah Oyekanmi 67, Samir Sahiti 90+2 pen. — Ilir Krasniqi 25].

TABELA AKTUALE

Për Llapin kishte nisur gjithçka mirë dhe Tahir Batatina mendonte se po shkonte drejt fitores së lehtë, kur pasimin e Francisco Riveras e konrektizoi Ilir Krasniqi në pjesë të parë.

Por, në pjesë të dytë një Trepçë‘89 krejt ndryshe, më kërkuese bëri që ekipi sadopak të merr frymë në renditje, pasi që së paku për këtë xhiro doli nga zona e rrezikut. Trepça’89 mbyll xhiron në pozitën e shtatë me 33 pikë nga 29 ndeshje, ndërsa Llapi i pesti në renditje, ka 39 pikë nga po aq ndeshje. Fitore e madhe për ekipin e kryetarit Abedin Zeka, që sot feston ditëlindjen.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga