Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIMI

Trepça’89 me sulmues nigerian

Trepça’89 me sulmues nigerian


27 October, 2015 @12:58

Trepça’89 ka bërë të ditur se skuadrës shumë shpejtë pritet t’i bashkohet sulmuesi nigerian, Akinyemi Adeleke Akinola. Nigeriani së fundi ka luajtur në pjesën turke të Qipros, ku ka shënuar 14 gola në 12 ndeshje të zhvilluara. 

Ekipi mitrovcas që po ndjek kreun e tabelës ka bërë të ditur se lojtarin e ka regjistruar në FFK që në verë, por për shkak të problemeve me dokumente ai nuk ka arritur të vijë në Kosovë. Sulmuesi i gjatë 1.86 mund të debutojë që në ndeshjen e fundjavës që Trepça ’89 e zhvillon ndaj Istogut në udhëtim.

Akinola mund të debutojë në xhiron e radhës të Superligës, ka bërë të ditur njoftimi i klubit. 

Ky lojtar gjatë verës ka qenë në prova te Skënderbeu.


 
Të gjitha lajmet nga