FA
Gjobë për Arsenalin
26 October, 2015 @14:11
Skuadra e Arsenalit është gjobitur me 60 mijë funta dhe i është tërhequr vërejtja, pasi që ka thyer rregullat e transferimit me blerjen e Calum Chambersit nga Southampton, ka bërë të ditur Federata Angleze e Futbollit (FA) sot.
Arsenali në arsyetimin e dërguar kishte thënë se nuk ka pasur arsye të besojnë se agjenti i lojtarit nuk ka qenë i autorizuar për pjesëmarrje në negociata, që ka qenë arsyeja kryesore e gjobës për topçinjtë nga Londra.