Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I BARAZHIT

Trepça’89-Vëllaznimi, lufta për Superligë 2019/20

Pamje nga ndeshja kur të dyja ekipet ishin pjesë e Superligës/

Trepça’89-Vëllaznimi, lufta për Superligë 2019/20


29 May, 2019 @11:58

Stinori aspak i mirë i Trepçës’89 në Superligë mund t’i kushtojë me rënie, edhe pse llogariten favorit në duelin vendimtar të barazhit ndaj Vëllaznimit.

Mitrovicasit e drejtuar nga Sabit Osmani pas debaklit në finale të Kupës së Kosovës ku pësuan 5-1 nga Feronikeli dhe humbën rastin për të dalë në Evropë, tash e tëra që mund të bëjnë është shpëtimi i stinorit në Superligë, në duelin ndaj ekipit të konsoliduar të Vëllaznimit.

Ndeshja zhvillohet të shtunën më 1 qershor me fillim në ora 16:00 në Fadil Vokrri të Prishtinës, ndërsa fituesi përcaktohet po atë ditë. Pra, nëse ndeshja nuk ka fitues për 90 minuta, luhen vazhdimet e pastaj edhe penalltitë në rast nevoje.

TABELA E SUPERLIGËS 2018/19

Trepça’89 përfundoi stinorin në vend të nëntë të Superligës 2018/19, ndërsa Vëllaznimi në këtë ndeshje vjen si i katërti në Ligë të Parë 2018/19.

Vëllaznimi në anën tjetër siguroi disa tre javë para fundit të sezonit vendin për barazh, por humbi një mundësi për tu inkuadruar direkt në Superligë duke u mposhtur nga Istogu si mysafir.

Trepca 89 vs Vellaznimi

Trajneri i ri i ekipit Blerim Mula ka mbajtur stërvitjet me lojtarët në ditët e fundit dhe ekipi nuk ka njoftuar për mungesa në skuadër për këtë ndeshje.

TABELA E LIGËS SË PARË

Përndryshe, Trepça’89 dhe Vëllaznimi këtë stinor janë takuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Trepça’89 kishte fituar ndeshjen e parë në Gjakovë, bindshëm 4-0. Ndërsa në ndeshjen e kthimit Vëllaznimi kishte fituar 1-0 në Mitrovicë.

Sidoqoftë, këto rezultate të Kupës sa mirren parasysh aq edhe mund të krijojnë iluzion, pasi që dihet se duelet e barazhit luhen tepër kujdesshëm dhe pjesa më e madhe e tyre përgjatë viteve të kaluara ka shkuar në vazhdime e penallti.

E aty përveç tjerash, duhet të kesh edhe ndihmën e fatit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga