BESA - TREPÇA
Trepçës i ngjallet shpresa për mbijetesë
27 November, 2016 @15:01
Skuadra e cila një kohë të gjatë mbante pozitën e fundit në radhitjen tabelare, Trepça, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme sot, për t’i ngjallur shpresat për mbijetesë.
Trepça e mposhti në udhëtim Besën e favorizuar, duke e përmbysur disavantazhin në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Së pari vendasit kaluan në epërsi me golin nga penalltia e Diar Miftarajt në minutën 78’, ndërsa katër minuta më vonë Arben Mustafa i barazoi shifrat.
Goli vendimtar që e përcaktoi fituesin e kësaj përballjeje erdhi në minutën 88’ me golin e Veton Shabanit, që gjithashtu ishte i saktë nga pika e bardhë.
Besa u detyra që ndeshjen ta përmbyll me një lojtar më pak, pasi Genis Kastrati u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave në minutën 87’, kur Trepça e fitoi penalltinë nga loja me dorë e tij.
Me këtë fitore Trepca tani ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit, kurse Besa mbetet me 24 pikë në pozitën e pestë.