PRIZREN

Altin Merlaku, me fanellë të Dukagjinit, duke luajtur ndaj Lirisë/ BOROZANI/ D.S.
Treshja në radar të Lirisë
6 July, 2015 @12:47
Liria pritet që të aktivizohet në përforcime këtë muaj. Pas njoftimit lidhur me përforcimet e huaja, ditorja Zëri ka bërë të ditur se ekipi prizrenas është i interesuar edhe për shërbimet e treshes së mëposhtme.
Altik Muhaxhiri, portier i Vëllaznimit, pritet të jetë njëri ndër lojtarët që bardhezinjtë nga Prizreni dëshirojnë ta shtojnë në ekip. Ai do të bëhet lojtar i radhës pas Alban Dylazekës që vjen nga Vëllaznimi, nëse Liria dakordohet me Muhaxhirin.
Altin Merlaku, mesfushori ofanziv i Dukagjinit të Klinës, që ka qenë synim i Prishtinës nën drejtim të Bylbyl Sokolit. Merlaku njihet për aftësitë e tija shumë të mira organizative si dhe rrezikshmërisë që i sjell portave kundërshtare. Ai në fakt ishte transferuar te Prishtina stinorin e shkuar, por pasi që kishte kontratë valide me ekipin nga Liga e Parë, FFK nuk lejoi kalimin e tij. Superliga mund ta sheh Merlakun, nëse ky i fundit përfundon me sukses bisedimet me Lirinë.
I fundit, sipas gazetës në fjalë pritet të jetë ish sulmuesi i skuadrës, Fatih Karahoda. Karahoda është një sulmues i njohur në Superligë dhe thuajse çdo stinor është në krye të golashënuesve të ligës. Karahoda së fundi ka luajtur me Besën e Pejës, derisa aty kishte kaluar nga Ferronikeli, pasi që me këta fitoi Kupën e Kosovës stinorin e shkuar. Karahoda shënoi 10 gola për Besën në stinorin 2014/15.