ROBIN VAN PERSIE

Arrihet marrëveshja
6 July, 2015 @12:34
Fenerbahçe si duket nuk ka të ndalur këtë stinor. Pas transferimit të Luis Nani, Simon Kjaer, Fernandao, Abdoulaye Ba dhe Fabiano, ata kanë arritur marrëveshje parimore edhe me sulmuesin e deritashëm të Manchester Unitedit, Robin Van Persie.
Holandezi fluturues, siç njihet ndryshe Van Persie, thuhet të ketë arritur marrëveshje me ekipin verdhekaltër nga Stambolli, derisa NTV Spor ka bërë të ditur se rol kryesor në transferimin e tij ka luajtur Dirk Kuyt, bashkëkombasi i Van Persiet, që luan në Fenerbahçe.
Mediat turke gjithashtu shkruajnë se brenda javës pritet që ish sulmuesi i Arsenalit dhe Feyenoordit të arrijë në Stamboll, për tu zyrtarizuar si lojtar i ri i Kanarinave.