KISHNICË

Tahiri ateron te Hajvalia
6 July, 2015 @8:29
Portieri i deridjeshëm i Kosovës së Vushtrrisë, Petrit Tahiri, është zyrtarizuar nga ekipi i Hajvalisë, si përforcim i ri në skuadër.
Vetë klubi nga Kishnica ka bërë të ditur njoftimin, ndërsa Tahiri 22 vjeç ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me ekipin që drejtohet nga Mentor Miftari.
Tahiri javë më parë ka falenderuar tifozët dhe ekipin vushtrrias për përkrahje, derisa ka bërë të ditur se është lojtar i lirë.
Hajvalia do të nis stinorin e ri si mysafir i Besës në Shahin Haxhiislami të Pejës.