BEFASI
Triller në Korçë, Tërbuni befason kampionin
16 April, 2016 @21:06
20 gola i kishte shënuar Skënderbeu vetëm në ndeshjet e kaluara Tërbunit në këtë sezon, megjithatë sot u shokua nga pukianët e fundosur në fund të tabelës.
Ishin pukianët që befasuan të gjithë me 2 gola në pjesën e parë me anë të Lalës dhe Jovanoviçit. Merita të mëdha i shkojnë edhe mbrojtjes së pukianëve, që arriti t’i bënte ballë të gjithë sulmeve të kundërshtarit.
Korçarët arritën shënojnë golin e parë vetëm në minutën e 55-të nga pika e bardhë e panalltisë nëpërmjet shkodranit Hamdi Salihit. Pak minuta më vonë Sebino Plaku çoi në delir tifozët në stadium kur shënoi golin e barazimit.
Megjithatë në sekondën e fundit Tërbuni përmbysi gjithçka. Kur Skënderbeu ishte hedhur i tëri në sulm për të gjetur 3 pikët, Karakaçi, kapiteni i pukianëve, gjeti golin e fitores në krahun tjetër të fushës pas një kundërsulmi, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale Skënderbeut në Korçë dhe duke i dhënë shpresë Partizanit në luftën për titull, që përballet nesër me Vllazninë.