Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Trincao shpëton Barcelonën

Trincao shpëton Barcelonën


7 February, 2021 @22:59

Ndeshja në mes të Betisit dhe Barcelonës, përfundoi me fitoren e Barcelonës me rezultat 2-3.

Vendasit shënuan golin e parë të ndeshjes me Borja Iglesias në minutën e 38’, kurse rezultatin e barazoi Lionel Messi 2 minuta pasi u inkuadrua në fushë (59’).

Barça kaloi në epërsi përmes autoglit të Victor Ruizit në minutën e 68’, kurse ky i fundit e përmirsoi gabimin duke shënuar në rrjetat e Barcelonës në minutën e 75’.

E në minutën e 87’ në skenë doli i riu Trincao duke e shpëtuar skuadrën e tij dhe ia solli 3 pikë Barcelonës.

Barcelona me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë me 43 pikë, 7 pikë më pak se lideri Atletico Marid që i ka 2 ndeshje më pak.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga