Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURQI

U ndez Feneri

ligtv

U ndez Feneri


17 February, 2013 @21:57

Fenerbahçe pas barazimit në Europa League të enjten kundër Bate Borisovit, udhëtoi në Trabzon, por ishte në dilemë se a do të fitojë.

Ndeshja kaloi më lehtë se sa që e kishte pritur skuadra nga Stambolli. Në minutën e 11-të, Dirk Kuyt harkoi topin në zonë, ku mbrojtësi i trabzonit Bamba shënoi autogol.

Pas golit të parë kanarinat sulmuan për ta gjetur golin e dytë, i cili erdhi në minutën e 20-të nga Cristian Baroni, ku përfundoi pjesa e parë me rezultat 2-0.

Në pjesën e dytë kontrollin e ndeshjes e kishte tërësisht Fenerbahçe dhe  në minutën e 51-të mbrojtsi i krahut të djathtë Gokhan Gonul e shënoi golin e tretë për Fenerin ku dhe përfundoi ndeshja me rezultat 3-0.

Fenerbahçe me këtë fitore u vendos në vendin e dytë të Super Ligës turke.



REZULTATI:

Trabzonspor - Fenerbahçe 0-3

 
Të gjitha lajmet nga