Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI DISIPLINOR I UEFA-së

UEFA i jep fitoren Zvicrës në tavolinë dhe mbijetesën në Ligën A!

Foto: Schweizerischer Fussballverband - Association Suisse de Football

UEFA i jep fitoren Zvicrës në tavolinë dhe mbijetesën në Ligën A!


27 November, 2020 @0:43

Pasi që përballja ndërmjet Zvicrës dhe Ukrainës në kuadër të Ligës A të Kombeve Grupi 4 ishte shtyer për shkak të rezultateve të lojtarëve ukrainas me COVID-19 dhe sipas autoriteteve zvicerane bashkëlojtarët e tyre nuk do të mund të luanin dhe do të duhej karantinuar, kjo ndeshje u shty.

Çështja u deponua në Komisionin Disiplinor të UEFA-së dhe duke marrë parasysh rregullat speciale të sezonit 2020/21 të UEFA Ligës së Kombeve, u morr ky vendim.

TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS A

“Ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Zvicrës dhe Ukrainës e përcaktuar të luhet më 17 nëntor 2020, regjistrohet si e lëshuar nga Ukraina (me ç‘rast këta të fundit regjistrohen të kenë humbur ndeshjen 3-0) pasi që janë përgjegjës për mos-zhvillimin e ndeshjes (siç thuhet në letrën 66/2020 të rregullave speciale për fazën grupore të Ligës së Kombeve 2020/21),” thuhet në njoftimin e UEFA-së.

Për më tepër, ky vendim i UEFA-së pritet që t’i sjellë tri pikë të reja Zvicrës në grupin e vetë dhe me fitoren në tavolinë 3-0, ata do të dalin në pozitë të tretë, duke e rrëzuar Ukrainën e drejtuar nga Andriy Shevchenko në Ligën B të Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve