Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE TELEGRAPH

UEFA konsideron EURO 2020-shin për fundvit

UEFA konsideron EURO 2020-shin për fundvit


14 March, 2020 @20:50

UEFA është duke konsideruar mundësinë që Kampionati Evropian EURO 2020 të zhvillohet në muajin dhjetor të këtij viti, e jo verën e ardhshme, bën të ditur britanikja The Telegraph.

Të martën do të mbahet video-konferenca e UEFA-së, me të gjithë anëtarët e saj dhe Shoqatat përkatëse ku pritet të mirret vendimi final.

Praktikisht, sipas ndodhive të fundit me epideminë coronavirus, tashmë thuajse duket e pamundur që gjërat të bëhen gati deri më 12 qershor 2020 për të nisur evropiani.

Deri tash u përfol se EURO 2020 mund të shtyhet për verën e radhës, që do ta shndërronte evropianin në EURO 2021. Por, The Telegraph nga burimet e saja bën të ditur se opcioni për dhjetor të këtij viti është shumë aktual në bisedime, që janë ende jo-zyrtare.


 
Të gjitha lajmet nga