Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISIPLINORJA E UEFA-së

UEFA shqipton gjobën për Llapin dhe ndalesën për dy ndeshje!

Fotot: KFLlapi/fb

UEFA shqipton gjobën për Llapin dhe ndalesën për dy ndeshje!


28 July, 2022 @9:44

Dje, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-së (CEDB) ka bërë publik Vendimin e marrë për ndeshjen e rrethit të parë të Ligës së Konferencës, Llapi - Buducnost.

Për shkak të parregullsive të vërejtura nga delegati i ndeshjes dhe regjistrimeve të bëra, është vendosur që KF Llapi të dënohet me 58 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje pa shikues si vendas. Gjithashtu, llapjanët janë urdhëruar që të mbajnë banerin “No to Racism” bashkë me llogon e UEFA-së në duelet tjera si vendas.

Gjoba 50 mijë euroshe dhe suspendimi i ndeshjeve vendas me tifozë, i është dhënë për shkak të sjelljeve raciste në ndeshjen e lartpërmendur, hyrjes së tifozëve në fushë, hudhjes së gjësendeve në fushë, ndezje të fishekzjarreve dhe mesazheve provakative.

Llapi celebrations

Në anën tjetër, 8 mijë euro gjobë janë përshkruar për bllokimin e rrugëve publike, në dalje të stadiumit!

Në ndeshjen e parë të zhvilluar, Buducnost-Llapi, malazezët ishin gjobitur me 35 mijë e 375 euro në total dhe dy ndeshje pa shikues në tribunat e tifozëve.

Sa i përket futbollit, Buducnost eliminoi Llapin, duke kaluar në rrethin e dytë kualifikues për Ligë të Konferencës.

LLapi vs. Buducnost


 
Të gjitha lajmet nga Conference League