1/8
Uellsi, çerekfinalisti i dytë
25 June, 2016 @19:48
Në derbin britanez mes Uellsit e Irlandës Veriore, fituese doli skuadra uellsiane, e cila nën udhëheqjen e yllit Gareth Bale, arriti ta fitojë takimin me rezultat minimal për t’u kualifikuar në çerekfinale të EURO2016.
Ndeshja në përgjithësi kaloi me shumë pak raste konkrete për shënim, ndërsa goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 75’ të takimit, kur pas krosimit të rrezikshëm nga Gareth Bale, topi u dërgua në rrjetën e skuadrës së tij nga mbrojtësi irlandezo-verior McAuley, i cili doli të jetë figura tragjike e këtij takimi.
Pavarësisht eliminimit, Irlanda Veriore do të mbahet mend si një nga përfaqësueset me fansat më atraktivë në kampionat, ndërsa Uellsi në çerekfinale pret fituesin e takimit mes Hungarisë e Belgjikës.