MEDIA
Ujkani: Mungoi organizimi brenda në fushë
12 June, 2017 @14:33
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka shpërthyer pas ndeshjes së humbur ndaj Turqisë.
Në një prononcim të tijin, që shkruan sot Panorama, ai ka bërë të ditur se ka munguar organizimi dhe dëshira për të luftuar për njëri-tjetrin në lojë.
“Nuk kishim angazhimin dhe organizimin e dëshirën për të luftuar për njëri-tjetrin. Kemi humbur shumë topa pa lidhje dhe nuk ishim në lojën tonë,” ka thënë ai fillimisht.
“Megjithatë, duhet të kuptojmë që luajtëm ndaj Turqisë dhe ata janë të fortë. Kushtet janë shumë të vështira për ne, stërvitemi nga një orë, udhëtojmë katër orë deri në stadium. Fushat nuk janë të mira. Kosova ka nevojë për investime serioze,” ka shtuar kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Ujkani.
Ai edhepse i lënduar lehtë, luajti derisa iu bllokua këmba dhe u detyrua të dalë jashtë fushe për tu zëvendësuar me Adis Nurkovicin në portë.
Shiko: TABELAT DREJT RUSIA 2018
Kosova është e fundit në Grupin I kualifikues për Botëror, me një pikë të vetme të fituar deri më tani, në ndeshje ndaj Finlandës.