FATIH TERIM
Terim: Fitore jo e lehtë. Festë në Prizren? Jemi vëllezër!
11 June, 2017 @23:55
Pas përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencë për shtyp pak më parë u paraqit edhe selektori i Turqisë, Fatih Terim.
Për Terimin pyetjet nisën menjëherë, pasi që kishte edhe numër të konsiderueshëm të gazetarëve turq në ndeshje.
-Keni pritur fitore kaq të lehtë ndaj Kosovës?
Terim: Nuk mund të them se ka qenë fitore e lehtë. Sidomos në terren si vendas, pasi ka pasur lojë agresive. Kosova është në fillim të rrugës dhe sukseset e saja do të vinë. E falenderoj popullin shqiptar dhe Federatën përkatëse.
Shiko: TABELAT DREJT RUSIA 2018
-Loja?
Terim: Kontrollin e lojës e patëm. Edhepse morrëm gol të papritur mes dy mbrojtësve, shënuam shpejt për të kthyer avantazhin dhe vazhduam lojën e mirë. Futbollistët dëshironin 4 gola ashtu që të kalonin Ukrainën me golaverazh.
-Në Prizren ka pasur festë për fitoren e Turqisë. Si e shpjegon?
Terim: Kosovën e kemi shtet vëlla. Faktikisht, Kosovë, Shqipëri e Turqi janë 3 shtet që kemi dashuri mes vete. Ndërmjet vëllezërve s’ka humbës e fitues. Ju mos e zmadhoni humbjen, as ne fitoren. Jemi vëllezër.
Turqia me fitore ndaj Kosovës ka arritur të kap vendin e tretë në Grupin I kualifikues. Ndërsa humbja e Kroacisë ndaj Islandës, tashmë fut këtë grup në një finale të paparashikueshme, pasi që Kroacia, Islanda, Turqia dhe Ukraina garojnë me gjasa gati të njejta për një vend që dërgon sigurt në Botëror, e një vend tjetër për në barazh.