PORTIERI

REUTERS
Ujkani, po Kosovës!
13 February, 2014 @9:36
Portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, është futbollisti i radhës që do t’i bashkëohet përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Ujkani, që aktualisht mbron ngjyrat e Palermos do të jetë në dispozicion të trajnerit Albert Bunjaki tash e tutje, ka njoftuar sot e përditshmja sportive e Tribunës, Arena, duke u bazuar në burimet e saja.
Me këtë, Ujkani do të bëhet futbollisti i dytë që braktis Shqipërinë për Kosovën. Kosova ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare do ta luaj ndaj Haitit në Mitrovicë në stadiumin Adem Jashari më 5 mars.
Ujkani 25 vjeçar është i gjatë 186 centimetra dhe është portier që vlerësohet lartë në Itali, një vend që dallohet për potrier të klasit të lartë.