LA COPA

REUTERS
El Clasico në finale
13 February, 2014 @0:03
Barcelona ka arritur që të sigurojë biletën për finale të Kupës së Mbretit të Spanjës me barazim sonte ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së kësaj gare.
Pas fitores në Camp Nou prej 2-0, katalonasit shikonin që të shënonin një gol për t’i prerë shpresat e baskëve për finale.
E ky gol erdhi brenda gjysmëorëshit të parë të lojës kur mjeshtri Lionel Messi shënoi për 0-1 në Anoeta. Pastaj Barcelona mbajti topin si zakonisht në 70% të kohës derisa Sociedad e ndiqte në fushë.
Në fund, sulmuesi Antoine Griezmann shutin e vetëm në kuadër të portës së Barcelonës e realizoi duke e barazuar rezultatin e ndeshjes 1-1, ndërsa me rezultat të përgjithshëm prej 1-3, Barcelona kalon në finale.
E aty do të shohim edhe një El Clasico Barcelona-Real Madrid më shumë në këtë stinor.