Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBYSIN VENDASIT, PËRGATITEN PËR BARAZH!

Ulpiana fiton me përmbysje për t’u përgatitur për barazh

Fotot: KFUlpiana/fb

Ulpiana fiton me përmbysje për t’u përgatitur për barazh


21 May, 2023 @19:40

Atë që e kishin siguruar javë më parë, barazhin, Ulpiana sot në xhiron e fundit të stinorit në Ligë të Parë Grupi B e përforcoi me fitore ndaj Ramiz Sadikut si mysafir, ndërsa fitorja me përmbysje pritet tu jep edhe më shumë motiv nxënësve të Emin Bajramit në përballje ndaj Lirisë pas një jave.

Ramiz Sadiku që mori epërsinë në pjesë të parë të ndeshjes, e humbi që në fillim të pjesës së dytë kur Gërbeshi barazoi, ndërsa Bahtiri 22 minuta para fundit të duelit i solli fitoren e 16 sezonale lipjanasve.

TABELA PERFUNDIMTARE

Ulpiana XI

Ramiz Sadiku 1-2 Ulpiana [ n.n. 28’ - Rilind Gërbeshi 51’, Kreshnik Bahtiri 68’]

Me këtë ndeshje, Ulpiana që mbylli stinorin në pozitë të dytë të Ligë së Parë Grupi B, mblodhi në total 53 pikë pas 27 xhirove, ndërsa Ramiz Sadiku që siguroi mbijetesën javë më parë, mbyll sezonin në pozitë të shtatë me 27 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë