RENOVOJNË KONTRATËN

Ulpiana i beson edhe një stinor Emin Bajramit
11 June, 2023 @12:07
Trajneri Emin Bajrami ka nënshkruar edhe njëherë për Ulpianën, ashtu që të vazhdojë kontratën e tij me ekipin, duke e vlerësuar të suksesshëm sezonin që e lamë pas.
Ulpiana siguroi vendin e dytë në Ligën e Parë Grupi B, por u eliminua në ndeshjen e barazhit nga Liria, që më pas edhe siguroi Superligën duke eliminuar Ferizajin e Superligës në ndeshje playouti.
Ekipi nga Lipjani kështu ia ka vazhduar kontratën Bajramit, ndërsa pret që në sezonin tjetër të jetë në luftë për vend të parë, ashtu që të sigurojë Superligën pa pasur nevojë për ndeshje barazhi.
“Sot me datën 08/06/2023, është arritur marrëveshja mes Presidentit, Jeton Gashi dhe trajnerit Emin Bajrami, që të vazhdohet bashkëpunimi edhe për një vit me mundësi vazhdimi, ku sezoni që lamë pas ishte mjaftë i suksesshëm, dhe kjo e shtyri që të ketë marrëveshje mes palëve.” - ka shkruar njoftimi i KF Ulpiana.◼️