Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF NACIONAL

Ulpiana - kampione në U-17

Foto: FFK

Ulpiana - kampione në U-17


Teksti: FFK

22 June, 2022 @6:57

Skuadra e Ulpianës në grupmoshën U-17 ka arritur të dalë kampione e “Play-Off”-it Nacional, që përgjatë tetë ditëve u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali.

Në ndeshjen finale skuadra nga Lipjani triumfoi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.

Ashtu sikurse shumica e ndeshjeve të kësaj gare, edhe në finalen e U-17 u zhvillua një lojë shumë interesante dhe me rivalitet të madh.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Ulpianës, me golin e shënuar nga Përparim Bytyqi në minutën e dytë të lojës shtesë të pjesës së parë.

Megjithatë, gjilanasit pas shumë përpjekjeve arritën që t’i barazojnë shifrat në minutën e 75-të, kur nga një tollovi e krijuar në zonë më së miri u gjend Mitat Xhimshiti.

Ndërkohë, në minutat në vazhdim të dyja ekipet shfaqën dëshirë të madhe për të gjetur golin e fitores, por këtë e arritën futbollistët e Ulpianës, me një gol të shkëlqyeshëm të Elton Mehmetit nga distanca, në minutën e 82-të.

Në fund, medaljet për ekipet finaliste dhe trofeun e kampionit i dorëzoi anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, i cili ishte edhe përgjegjës i organizimit të garave të “Play-Off”-it.

Do theksuar se krahas Ulpianës dhe Dritës pjesëmarrjen në Superligën U17 për edicionin e ri e ka siguruar edhe Drenica, e cila një ditë më herët ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës, në ndeshjen për vendin e tretë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë