DUELI I DITËS

Ulpiana kërkon rezultat ndaj Prishtinës
27 November, 2021 @9:24
Futbollistët e Ulpianës janë të motivuar, ndërsa sot në ndeshjen e vetme të Superligës, presin Prishtinën kampione në Sami Kelmendi të Lipjanit.
Klubi ka hedhur në shitje biletat për këtë ndeshje, ndërsa çmimet janë 2 euro për biletat në tribunat P1 e P2, kurse ato VIP janë 5 euro.
Ulpiana ka bërë të ditur se në shitje për këtë ndeshje janë 700 bileta, për shkak të masave, derisa dyert e stadiumit hapen në 12:15.
Ulpiana e drejtuar nga Edlir Tetova ka 17 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë të renditjes tabelare aktualisht. Ndërsa Prishtina është e pesta me 21 pikë. Vendasit në këtë ndeshje hynë pas barazimit si mysafir ndaj Dukagjinit, ndërsa mysafirët kanë shijuar fitoren e parë me trajnerin e ri Abdulah Ibrakovic dhe presin të vazhdojnë ritmin.
Në duelin e parë kampional të stinorit Prishtina e Ulpiana kanë barazuar 1-1, ku Ermir Rezi i kishte dhënë epërsinë lipjanasve, ndërsa Leotrim Kryeziu kishte shpëtuar pikën për bardhekaltërit kampionë.