Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NE SHKUP

Umit Karan përsëri kryetrajner i Shkupit!

Pamje nga zyrtarizimi i mëparshëm kur Umit Karan nënshkroi për Shkupin dy stinorë më parë / KFShkupi/fb

Umit Karan përsëri kryetrajner i Shkupit!


30 September, 2020 @12:43

Pas humbjes nga Struga Trim Lum në xhiron e fundit të elitës së futbollit të Maqedonisë Veriore, skuadra e Shkupit shkarkoi befasisht nga detyra trajnerin Muharem Bajrami.

Ndërsa sot mediat e afërta me KF Shkupin kanë bërë të ditur se ekipi do të zyrtarizojë shpejt trajnerin turk që ka punuar edhe më parë me ekipin, Umit Karan.

Në fakt, Bajrami nisi mirë edicionin me shkupjanët, duke qenë se deri tash ka mbledhë 13 pikë dhe është në pozitë të dytë të renditjes, prapa Shkëndijës që ka 17 pikë.

Por vendimi i kryetarit të klubit befasoi shumëkë, kurse me këtë rast reaguan edhe tifozët e klubit shvercerat, që kërkuan të vazhdohet me Bajramin.

Sa i përket Karanit, ai ka hyrë në histori të KF Shkupit si trajneri që u siguroi atyre daljen e parë në Evropë, duke siguruar Europa Ligën, derisa drejtoi ekipin prej xhiros së nëntë të stinorit 2018/19.


 
Të gjitha lajmet nga International