FA CUP

Foto: FA Cup Official
United kalon në çerekfinale
22 February, 2016 @22:30
Me golat e shënuara nga Smalling, Mata e Lingard, Manchester United ka mposhtur inferiorët e Shrewsbury Town me rezultat 0-3, për t’u kualifikuar në fazën çerekfinale të FA Cup.
Ndeshja nuk pati shumë dilema, me Manchesterin që dominoi tërësisht dhe pati shumë raste për shënim. Kjo fitore është e mirëpritur për skuadrën e Louis Van Gaal në prag të sfidave të rëndësishme këtë javë, fillimisht ndaj Midtjyllandit të enjten dhe më pas ndaj Arsenalit të dielën.
Në çerekfinale të Kupës FA, Manchester United do të përballet me West Hamin në Old Trafford. Kjo u vendos nga shorti i përcaktuar dje.
Juan Mata Goal HD - Shrewsbury 0-2 Manchester… by Video-Sport