Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA 1-0 FLAMURTARI

Urim Statovci vendos, Fushë Kosova s’ndalet

Njëmbëdhjetëshja e Fushë Kosovës sot/ Foto: KFFusheKosova/fb

Urim Statovci vendos, Fushë Kosova s’ndalet


9 April, 2022 @18:05

Ekipi i Fushë Kosovës ka vazhduar me formën e mirë të kapur në pjesën e dytë të stinorit dhe tashmë kanë kaluar edhe shtatë xhiro pa humbje.

Kjo ka bërë që ekipi i drejtuar nga Burim Shala të ngritet në pozitë të tretë të renditjes tabelare dhe t’i afrohet Vushtrrisë në pozitën e barazhit për Superligë. Fushë Kosova ka mposhtur sot Flamurtarin 1-0 [Urim Statovci 90’].

TABELA AKTUALE

E golin e vetëm dhe të fitores sot për Pampurët Fazli Grajçevci e ka shënuar sulmuesi Urim Statovci, që ka qëlluar portën e kuqezinjëve të Prishtinës të drejtuar nga Megzon Visoka në minutën e fundit të ndeshjes për të sjellë gëzimin e madh te vendasit.

Kjo ka qenë fitorja e katërt me radhë për Fushë Kosovën, ndërsa Flamurtari ka pësuar pas dy fitoreve rresht që i kishte.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë