Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HEUNG MIN SON

Ushtari Son, po kryen detyrën shtetërore

Ushtari Heung Min Son në detyrë / Foto: gogle images

Ushtari Son, po kryen detyrën shtetërore


6 May, 2020 @17:08

Sulmuesi jugkorean i Tottenham Hotspurit, Heung Min Son, po vazhdon kryerjen e detyrës shtetore të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Sot, Son 27 vjeç është fotografuar pasi që ka qenë ditë e lirë për media në ushtri, ku me helmetën 136 po kryente detyrat me sukses, raportojnë mediat e huaja.

Son, me bashkëlojtarët e tij të reprezentacionit jugkorean përfituan nga trofeu i fituar në futboll, duke e shtyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak deri në moshën 27 vjeçare dhe në afat vetëm 3 javësh.

Korea Jugore kishte fituar Lojërat Aziatike në vitin 2018 dhe si shpërblim u erdhi ky lehtësim shtetëror.

Përndryshe, shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut zgjat 21 muaj.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League