Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Ushtrime në pishinë, Zeneli drejt rikthimit!

TOPSPORTI / A.P

Ushtrime në pishinë, Zeneli drejt rikthimit!


6 August, 2019 @14:13

Njëri ndër futbollistët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili pësoi një lëndim të rëndë pak muaj më parë, ka filluar rikuperimin.

Ai ka postuar video në rrjetin social Instagram, në të cilat shihet që lojtari ka filluar ushtrimet rikuperuese, një lajm ky tejet i mirë, marrë parasysh lëndimin e rëndë që Zeneli po e kalon.

Futbollisti kosovar kishte këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë në ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi pak muaj më parë, lëndim ky që do ta mbajë anësorin për një kohë të gjatë jashtë fushës.


 
Të gjitha lajmet nga