SHQIP NË BOTË

Vajushi shënon përsëri
28 October, 2014 @22:42
Armando Vajushi, mesfushori shkodran i Litex Lovechit në Bullgari, ka shënuar sonte gol për ekipin e tij në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Kupës bullgare.
Shkodrani Vajushi ka shënuar golin e tretë dhe të fundit të ekipit të tij nga penalltia, për fitoren 3-1 të Litexit ndaj Pirinit.
Vajushi 22 vjeç ka qenë pjesë e rregullt e kombëtares shqiptare U-21, mirëpo përveç dy miqësoreve me Shqipërinë seniore, nuk arriti të bind për më shumë Gianni De Biasin.
Ai ka shënuar 1 gol për kombëtaren shqiptare në miqësore, derisa ky është goli i dytë këtë stinor në Kupën bullgare dhe një tjetër e ka të shënuar në ligë.